Si u bë shkopi i bardhë, simbol i të verbërve

Si u bë shkopi i bardhë, simbol i të verbërve

13:56, 07/01/2018
A+ Aa A-

Artisti britanik i fotografisë, James Biggs, pas një aksidenti humbi të pamurit. Pas kësaj, ai e ngjyrosi në të bardhë shkopin e tij të cilin e përdorte për të gjetur rrugën. Me këtë ai synonte që ta mbronte veten duke tërhequr vëmendjen e të tjerëve, shkruan Anadolu Agency (AA).

Me këtë filloi edhe përdorimi i shkopit apo mbajtja e shkopit të bardhë nga personat e verbër.

Me kalimin e kohës shkopi i bardhë u shndërrua në shenjë dalluese për personat e verbër. Ky shkop në vitin 1931 për herë të parë u njoh si simbol i “Javës së të Verbërve”, të organizuar nga Organizata e të Verbërve të Francës.

Në botë çdo vit java e dytë e muajit janar, pra në datat 7-14 janar shënohet si "Java e Shkopit të Bardhë të të Verbërve’.

Sipas të dhënave për muajin nëntor të vitit 2017 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në botë jetojnë 253 milionë persona të verbër.

Të dhënat tregojnë se prej tyre 36 milionë kanë humbur plotësisht këtë të pamurit ndërsa 217 milionë kanë probleme të nivelit mesatar apo të lartë të të pamurit.

Sëmundjet kronike të të pamurit janë arsyet kryesore të paraqitjes së sëmundjes së syrit. Madje, 53 për qind e humbjes së aftësisë së të pamurit shkaktohet nga problemet në retinë të cilat nuk mund të trajtohen, kurse 25 për qind prej tyre nga katarakti.

Katarakti, i cili nuk operohet, me 35 për qind llogaritet si arsyeja kryesore e cila shkakton humbjen e aftësisë së të pamurit.

Me 21 për qind, në vendin e dytë të arsyes së humbjes së aftësisë së të pamurit janë sëmundjet e retinës kurse sëmundja e glaukomës zë vendin e tretë me 8 për qind.

Katarakti ende njihet si një sëmundje e përhapur sidomos në shtetet me të ardhura të ulëta apo mesatare.

Në anën tjetër OBSH-ja thekson se sëmundjet ngjitëse të syrit si trakoma dhe onchocerciasis, kanë shënuar rënie serioze gjatë 25 viteve të fundit. Sot 80 për qind e problemeve me të pamurit mund të trajtohen apo të parandalohen.

- Grupet në rrezik, pleqtë dhe fëmijët

Të dhënat e OBSH-së thonë se 81 për qind të personave të verbër janë mbi moshën 50 vjeçare, kështu që mosha shihet si një nga faktorët kryesor të rrezikut. Me rritjen e moshës së popullsisë së botës, rritet edhe rreziku i verbërimit dhe sëmundjeve të të pamurit.

Një grup tjetër i rrezikut përbëhet nga fëmijët e moshës nën 15 vjeç.

Parashikohet se 19 milionë fëmijë në botë kanë probleme me të pamurit. Sipas të dhënave 12 milionë prej tyre ballafaqohen me sëmundjet e retinës ndërsa 1.4 milionë me verbërimin e përhershëm.

Ekspertët theksojnë se verbërimi dhe problemet tjera të të pamurit që nga vitet e 1990-ta kanë shënuar rënie.

Si arsye kryesore të kësaj shihen zhvillimet socio-ekonomike dhe rritja e qasjes në mundësitë e trajtimit dhe të rehabilitimit.

Me rritjen e moshës së popullsisë së botës, çdo ditë e më shumë rritet edhe numri i atyre që janë në rrezik të verbërimit apo të sëmundjes së të pamurit.

Në një hulumtim të publikuar në revistën "The Lancet" thuhet se në vitin 2020 numri i të vërbërve parashikohet të jetë 38.5 milionë. Sipas këtij hulumtimi numri i personave të verbër deri në vitin 2050 pritet të arrijë në 115 milionë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco