Gati transplanti i parë i kokës

Gati transplanti i parë i kokës

11:26, 18/11/2017
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë kryer transplantin e një koke në një kufomë dhe janë gati që ta realizojnë këtë edhe me një njeri të gjallë. Kirurgu italian, Sergio Canavero është bërë i famshëm sepse ka deklaruar se ai dhe ekipi i tij janë të parët që po punojnë për të kryer transplantin e parë të kokës te njerëzit. Ai thotë se testi i parë i kryer në një kufomë tregon që plani i tij për transplantin e kokës do të funksionojë. Sipas The Independent, cituar nga tvklan, ai ka zhvilluar disa teknika të reja për të rilidhur shpinën, enët e gjakut dhe nervat. Canavero pretendon se operacioni mund të kryhet brenda 18 orëve. 

Fillimisht, atij do t’i ngrihet koka dhe më pas do t’i ngjitet në një trup tjetër të dhuruar nga dikush që ka pësuar vdekje të trurit. Kirurgu italian nuk ka shfaqur asnjë provë në lidhje me pretendimin e tij, por tha që do t’i tregojë ato në ditët në vazhdim. Komuniteti mjekësor e shikon këtë operacion dhe spektaklin që e shoqëron atë, si ‘horror’. Ata kanë paralajmëruar pacientin e parë se mund të përjetojë diçka më të keqe se vdekja. Sipas tyre, pacienti mund të përjetojë dhimbje të tmerrshme, kur mjekët të ngjisin kokën në trupin e ri.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco