Antibiotikë për viroza? Ja gabimi i madh që bëni

Antibiotikë për viroza? Ja gabimi i madh që bëni

20:23, 16/11/2017
A+ Aa A-

Në kuadër të Javës Botërore të Ndërgjegjësimit mbi përdorimin e Antibiotikëve, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë në bashkëpunim me departamentin e Farmacisë, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) organizuan sot Konferencën   me tematike “Java Europiane e ndergjegjesimit në perdorimin e antibiotikëve”, ku morën pjesë Farmacist, Mjek, Infermierë, Dentist, studentë të farmacisë.

Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë Diana Toma ne fjalën e saj vuri theksin në rolin kyç që ka farmacisti në luftën atibiotiko-rezistencë për mirëqënien e të sëmurëve dhe komunitetit.

“Farmacisti vepron në përputhje me njohuritë shkencore duke respektuar plotësisht ligjin në çdo veprim profesional, duke e orientuar shërbimin e tij drejt dhënies së barnave të sigurta me këshilla dhe informacion të qartë. Ai duhet të nxisë pacientin të pyesë për çdo problem që lidhet me barnat. Farmacisti duhet të jetë një menaxhues imirë dhe isigurtë I antibiotikëve, jo vetëm nëpërmjet ekzekutimit të recetave që i përmbajnë atop or dhe duke komunikuar me pacientin dhe duke e keshilluar për situata të ndryshme.”

Më tej Toma parashtroi disa raste kur farmacisti luan rolin e menaxhuesit të antibiotikëve.

“Të gjithë faramcistët hasen çdo ditë me kërkesa të pacientëve për të marrë antibiotikë pa recetë. Është detyrë e farmacistit të bëjë më dije se antibiotikët japin rezultat vetëm kur ka një diagnozë te saktë nga mjeku e shkruar kjo në recetën e tij.

Përdorimi i antibiotikëve në viroza. Është detyrë e farmacistit të bëjë më dije se gjendjet virale nuk trajtohen me antibiotik dhe për ketë arsye nuk shërohen.”

Kontributi i farmacistit në luftën atibiotiko-rezistencë përveç rekomandimeve që duhet tu japë pacientëve konsiston dhe në raportimin e mënyrave të pasakta në vlerësimin apo kombinimit të më shumë se nje antibiotiku në receta, shtoi ajo.

Java Botërore e Ndergjegjesimit për Antibiotikët ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për rezistencën globale antimikrobike dhe të inkurajojë praktikat më të mira tek publiku, punonjesit e shëndetesise dhe vendimmarrësit për te shmangur shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës ndaj antibiotikëve.

Nga data 13-19 nëntor në pika të ndryshme të Tiranës grupe te ndryshmeme faramcistësh dhe studentë shpërndanë informacione mbi mirëpërdorimin e antibiotikëve dhe informacione të tjera mbi rreziqet e mbipërdorimit të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco