Pija çudibërëse që shkrin dhjamin, shfryn barkun dhe rregullon sistemin tretës

Pija çudibërëse që shkrin dhjamin, shfryn barkun dhe rregullon sistemin tretës

19:18, 10/11/2017
A+ Aa A-

Çdo ditë është një mundësi e mirë për të humbur ata kilogramët e tepërt që keni marrë me apo pa dëshirë gjatë gjithë vitit, por jo gjithmonë zgjidhni mënyrën e duhur për të arritur qëllimin tuaj.

Sigurisht që një regjim ushqimor i pasur në proteina, vitamina, karbohidrate dhe acide yndyrore të shëndetshme Omega 3, shoqëruar edhe me aktivitet fizik të vazhdueshëm janë mënyra më e mirë për të pasur trupin që dëshironi,por jo vetëm.

Mirëfunksionimi i sistemit tretës ndikon po ashtu në mbajtjen e një peshe të qëndrueshme. Ky i fundit eleminon toksinat e ndryshme nga organizmi, balancon nivelin e elektroliteve në trup dhe përthith të gjithë ushqyesit e nevojshëm që i duhen trupit, shkruan Living.al.

Në artikullin e sotëm ne ju propozojme një recetë të thjeshtë për të çtoksikuar sistemin tretës dhe shkrirë dhjamin e tepërt të barkut.

Përbërësit që ju nevojiten për këtë recetë janë: 1 mollë jeshile, lëngu i 1 portokalli të shtrydhur, 1 kastravec i vogël, 1 fetë ananas, 2 lugë çaji xheli Aloe Vera dhe gjysmë gote ujë. Hidhni në ‘blender’ mollën jeshile,kastravecin dhe ananasin dhe dy lugë gjelle ujë. Përzierjen e mësipërme bashkojeni me lëngun e portokallit dhe xhelin e Aloe Veras. Përziejini dhe ruajeni në frigorifer. Kjo pije duhet konsumuar çdo mëngjes esëll për një periudhë 2-javore. Rezultatet do t’ju suprizojnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco