Ja kur fillojnë e japin efektin barnat kundër dhimbjeve

Ja kur fillojnë e japin efektin barnat kundër dhimbjeve

12:08, 06/11/2017
A+ Aa A-

Ja sa kohë nevojitet që pas ibuprofenit dhe paracetamolit të ndieni lehtësim.

Me barnat kundër dhembjeve me bazë ibuprofeni apo paracetamoli nevojiten rreth 30 minuta që të ndikojnë nga momenti kur i keni pirë.

Për gjysmë ore, tableta zbërthehet në stomak, në mënyrë që përbërësit aktivë mund të arrijnë në gjak.

Nëse ibuprofeni përdoret si bar antiinflamator, te gjendjet kronike, siç është artriti, mund të prisni zbutje të konsiderueshme të simptomave pas tri javësh

Mirëpo, nëse pini ibuprofenin, mos harroni që ai patjetër duhet të merret ose gjatë ushqimit ose drejtpërdrejt pas ushqimit.

Nëse e pini në stomak të thatë, mund të shkaktojë irritim të lukthit.

Nëse ju nevojitet diçka që do të ndikojë më shpejt, mund të provoni shurupet me bazë ibuprofeni apo paracetamoli. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco