Embëlsira që shkakton dëmtim në zemër

Embëlsira që shkakton dëmtim në zemër

12:32, 02/11/2017
A+ Aa A-

Administrata e ushqimit dhe drogës ka ngritur alarmin se shumë njerëz janë paraqitur me ritme të parregullta zemrës pas natës së Halloween-it.

Sipas tyre shkak për këtë janë konsumimi i tepërt i haribove të zeza që janë dhe të preferuara për këtë festë. Ekspertët paralajmërojnë që konsumimi i ëmbëlsirave të zeza duhet të jetë i pakët pasi ato shkaktojnë ritme të parregullta.

Sipas mjekëve haribot e zeza që përgatiten me xhelatin të zezë kanë në përbërje dhe glycyrrhizin, agjent ëmbëltues i cili merret nga rrënjët e shkurreve.

Konsumimi i tij në mas sjell një rënie të nivelit të kaliumit i cili ndikon drejtpërdrejt dhe në ritmit jo normal të zemrës, ku në disa raste mund të jetë dhe fatale.

Likuiricia, shkurrja nga e cila merret dhe përbërësi kryesor i kësaj ëmbëlsirë rritet në Turqi, Greqi dhe Azi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco