Studimi/ Çdo kilogram i tepërt ju shkurton jetën

Studimi/ Çdo kilogram i tepërt ju shkurton jetën

12:15, 18/10/2017
A+ Aa A-

Instituti Usher, pjesë e Universitetit të Edinburgut ka analizuar ADN e më shumë se 600 mijë personave. Në eksperimentin masiv janë përfshirë konsumues alkooli, cigareje, persona që bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të kujdesshme si dhe persona mbipeshë.

Studiuesit analizuan genet e ADN për të kuptuar se çfarë shkaktonte varësinë ndaj një produkti të dëmshëm për shëndetin tonë dhe çfarë jo. Sipas tyre, si duhanpirja, konsumi i alkoolit apo konsumi i tepruar i ushqimit janë rezultat i një mutacioni të ADN-së.

Shkencëtarët e Institutit Usher kanë bërë edhe një përllogaritje. Sipas tyre, çdo kilogramë mbipeshë në trup, shkurton 2 muaj jetë dhe një paketë cigare në ditë, shkurton shtatë vite.

Studimi ka nisur prej disa vitesh në grupmosha të ndryshme dhe është ende në vazhdim. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco