Vuçiç-Erdogan ndryshojnë historinë: Beteja e Kosovës i përket së kaluarës, ne tani jemi miq!

Vuçiç-Erdogan ndryshojnë historinë: Beteja e Kosovës i përket së kaluarës, ne tani jemi miq!

09:46, 11/10/2017
A+ Aa A-

Turqia dhe Serbia bëjnë të pamendueshmen;  lihet pas beteja e famshme e Kosovës e vitit 1389 ku gjetën vdekjen si Sulltan Murati ashtu edhe mbreti serb.

Presidenti i Turqisë modern Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç kanë deklaruar nga Beogradi se armiqësia i përket vetëm historisë dhe këto dy vende shohin vetëm miqësi. Pra, jo më politikë me “Betejën e Fushës së Mëllenjave”.

Duket se në Ballkan po ndodh një fenomen realisht i pamendueshëm vetëm pak vite më parë.

Megjithëse beogradi dhe Ankaraja kanë pasur rregullisht marrëdhënie normale, ata kurrë nuk kishin shkuar deri në këtë cak, për ta quajtur historinë si të largët dhe jo moment ndarje.

Nga Pallati “Serbija”, dikur pallati “Jugosllavia”, ku kishte shtëpinë Josiv Broz Tito, Aleksandër Vuçiç i ka zgjatur dorën, e ka përqafuar presidentin e Turqisë dhe në konferencë shtyp ka thënë frazën që realisht do të mbesë në historinë politike jo vetëm të dy vendeve.

“Turqit dhe serbët nuk janë armiq, nuk jemi në vitin 1389”

Dhe pas një pauze, njeriu më i fuqishëm i Serbisë ka vazhduar: “Shikoni, jemi në vitin 2017, ne sohim të ardhmen që nuk është tjetër veçse miqësore”.

Erdogan, i buzëqeshur ka përqafuar Vuçiç dhe vendosur një piketë shumë po shumë të qartë.

Presidenti turk ka vulosur se Ankaraja nuk do të përkrahë një shkëputje të Sanxhakut nga Serbia.

“Novi Pazari është një urë e miqësisë dhe jo sebep i njësherri të ri”, ne nuk mbështesim asnjë, po asnjë projekt nacionalisht. Ne do të investojmë për integrimin e zonës dhe jo për libanizimin e saj”, tha Erdogan në Konferencën e shtypit.

Nesër, Vuçiç dhe Erdogan do të udhëtojnë në Novi Pazar he do të lançojnë një super projekt investimesh nga ana e Turqisë, që presidenti turk ka premtuar se do të shkojë drejt një shifre prej 1 miliard eurosh.

Në Novi Pazar ndodhen një sërë fabrikash të llojit fason me pronar turq por që prodhojnë me cilësi shumë të lartë. Në këto fabrika, porositësit nuk janë tjetër veçse gjigandët e Alta Moda si Armani, Versace, Hugo Bos, etj.

Dhe e rëndësishme është që rrogat e punonjësve dhe kushtet e punës nuk janë të nivelit të fasonëve tek ne.

Erdogan ka marrë me vete një grup të madh biznesmenësh që pritet të zgjerojnë investimet.

Beogradi ka shfaqur entuziazëm të madh dhe madje vetë Vuçiç ka premtuar që të ulë taksat dhe barrën fiskale, vetëm që Ankaraja të investojë që muslimanët e Sanxhakut të kenë investime dhe të rritet punësimi, në mënyrë që edhe pakënaqësia e njerëzve të mos ushqehet./Tesheshi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

m.muharremi14/10/2017 10:41

Ju serb , nuke jeni vetem tashe me turqit miq por , keni qene gjithmone bile , keni qene edhe aleat ne luften e Kosoves ku kreret serb Car Llataridhe Vuk Brankoviq lidhen aleance me sulltanet Muratin por , u friguan shume nga ajo mase e madhe ushtaresh dhe dezertuan.Nga kjo arsye , sulltan Murati , pasembarimit te betejes se Kosoves , urdheroi ti kapnin dezertoret dhe te lidhur tisillnin para tij ku edhe ua hoqi kokat qe te dy princerve serb dhe ushtareve te tyre. Kjo ishte arsyeja pse nji vit me vone , per ta riprrtrire miqesine , carica Milica , e veja e car Llazarit udhtroi ne Stamboll dhe paseardhesit te sulltan Muratit , Bajazitit ia dhuroi vajzen 16-vjece ne haremin ne tij te madh...!

Shto koment

Denonco