‘Kë ke quajtur gënjeshtar?’, përballja e papritur në OKB, zbardhet biseda mes Vuçiç e Pacollit

‘Kë ke quajtur gënjeshtar?’, përballja e papritur në OKB, zbardhet biseda mes Vuçiç e Pacollit

11:30, 24/09/2017
A+ Aa A-

Në ndërtesën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, ku këto ditë po qëndrojnë delegacione nga e mbarë bota, pjesëmarrës është edhe delegacioni i Kosovës, me në krye Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Ata kanë zhvilluar takime të shumta me delegacione të shteteve të ndryshme për të lobuar për njohje të reja si dhe për anëtarësimin e vendit në UNESCO.

Për këtë të fundit, Pacolli, në një bisedë në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se Kosova i ka votat dhe sivjet do të bëhet pjesë e kësaj organizate, shkruan Koha.net.

Ndërkaq, ndaj kësaj deklarate kanë reaguar zyrtarët më të lartë shtetërorë serbë. Madje, sipas të përditshmes serbe, “Blic”, në ndërtesën e OKB-së janë takuar rastësisht edhe delegacionet e Kosovës dhe ata të Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, sipas kësaj gazete, është përballur me Thaçin e Pacollin, dhe me këtë të fundit ka shkëmbyer disa “fjalë”.

 “Kë e ke quajtur gënjeshtar?”, thuhet t’i ketë thënë Pacolli fillimisht Daçiçit, i cili deklaratën e Pacollit se Kosova i ka votat për UNESCO e kishte quajtur gënjeshtër.

 “Ku i ke gjetur të gjitha ato vota për të cilat po flet? Ke humbur një herë, përsëri do të humbësh”, citojnë mediat serbe Vuçiçin t’i ketë thënë Pacollit.

Pacolli krejt i qetë, ia ka kthyer: “A je lodhur nga të gjitha ato takime”, duke aluduar në takimet që Vuçiçi i ka pasur në OKB për të penguar hyrjen e Kosovës në UNESCO.

Presidenti Thaçi nuk ishte përfshirë në këtë bisedë. Ai ka qëndruar anash, por nuk ka folur.

 ‘Përplasja’ mes i Vuçiç e Daçiç me Pacollin dhe Thaçin erdhi pasi Pacolli deklaroi se Kosova i ka siguruar votat e mjaftueshme për anëtarësim në UNESCO.

Kjo deklaratë e Pacollit ka bërë që Vuçiç dhe Daçiç të reagojnë si të çmendur.

 “Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO ka qenë temë e të gjitha takimeve të presidentit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë në Nju-Jork ditëve të kaluara”, shkruajnë mediat serbe.

 “Shqiptarët pas vetes i kanë muskujt e fuqive të mëdha, por Serbia do të luftojë”, ka thënë Vuçiç, kurse Daçiç ka thënë se “ata nuk i kanë votat e mjaftueshme për UNESCO”.

 “Pacolli mendon se gjithçka me para zgjidhet, por nuk është tamam ashtu. Ne para dy vitesh i kemi mundur, edhe pse fuqitë më të mëdha i mbështesnin”, ka thënë Daçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku24/09/2017 19:30

Brunnes, ke gabuar person. Pacolli është bërë miljarder para se të bëhej politikan, pasurinë nuk e ka bërë në Kosovë. Politikanët shqiptarë i bënë miljardat në politikë, shiko Ramën, para se të bëhej kryemonist deklaronte pasuri 30 mijë lekë të reja, sot është miljarder. Ka edhe saraje si Ali Pash Tepelena. Bile është edhe mik/koleg me Aleksandrin Vuqiqiu

Shqiptar Kosove24/09/2017 17:05

Leh-ticia mos u gezo para kohe, se serbi kurre,ska per ta shkel me Kosoven,sado qe shkiet, dhe disa shqipfoles si ti qe flasin me keq se shkina, do donin..Dhe mos vdis ne injorance, meso qe ky Pacolli nuk iu fut politikes per tu bere multimilioner si thua, Ky Ishte multimilioner dekada para se te clirohej Kosova.Ky vetem sa ka dhene nga pasuria e tij personale, per te lobu dhe kontrbu per Kosoven dhe shqiptaret ne pergjithesi. Ky,si cdo kosovar tjeter,edhe shqiperine e do me shume se sa duket qe e dashke ti.Sepse ti po ta doje Shqiperine, sflisje keshtu per gjysmen tjeter te Shqiperise, por per fat te mire edhe ti je pakice ne Shqiperi,sepse shumica nuk mendon si ti. Hajt ciao

Shqiptar Kosove24/09/2017 16:57

O leticia je qorre ti apo sapo ta kane rrase nje teke raki? Pse flet percart? Kjo tema per kosovare mosminronjehes, per kosovare qe sduan shqiperine, etj etj flet? Cjane keto brockulla qe ke nxjerr nga ajo mejhane>? Pastaj krimineli, zedhenesi i Milloshevicit, Dacic te duket politikan shume i mire e> kurse ky i joni(shqiptar eshte ky,sado qe ti na quan kosovar sikur pof let per disa kafshe), ky Pacolli pra qe ne viziten e pare ne OKB siguroi (i premtuan ) per 3 njohje te reja nga 3 shtete qe se kane njohur Kosoven akoma.Kurse heren e pare kur ishte ne qeveri, arriti me merite personale te fitoje dhjetera njohje. E si ky qenka i keq, kurse krimineli Dacic qenka i mire?Turp te kesh qe flet, sidomos kur thua kosovaret(sic na quan) se duan bashkimin, Po duaje ti vetem 1% bashkimin sa e duam ne, dhe hajde fol ketu, burracak . E verteta e hidhur eshte qe ,dikur nuk kishte asnje kosovar qe se donte bashkimin, kurse tani, duke pare qe ne Shqiperi ka edhe shqipfoles si ti, po behen edhe tek ne persona si ti.Por akoam jane minorance absoulute,mos kontribo qe te shtohen. Ik tani futi nje teke raki se sje per keto gjera ti

leticia brunnes24/09/2017 15:14

Dacic eshte politikan kariere e Pacolli eshte nje servil pushteti e karierist politik. Dacic e ka Pacollin si nje leter spathijesh. Kosovaret po tregojne qe as nuk jane patriote, as nuk e duan shqiperine dhe bashkimin me te. kosovaret po bejne gara kush te behet multimilioner ndersa serbet po punojne me vullnet ta rikthejne kosoven aty ku ishte. nese kosovaret sdo e mbledhin mendjen,serbet do i vene nen vehte dhe heren e dyte do ja nxjerrin qumeshtin e nones. Kosovaret mosmirenjohes nga shtetit Ame dhe kjo mosmirenjohje do i kushtoje mjaft ne te ardhmen.

Shto koment

Denonco