Shefja e BE-së: Asociacioni serb në Kosovë, jo strukturë paralele

Shefja e BE-së: Asociacioni serb në Kosovë, jo strukturë paralele

10:42, 22/09/2017
A+ Aa A-

Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet ta formojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në përputhje me ligjet e Kosovës, si dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ata insistojnë se institucioni nuk do të jetë një strukturë paralele e serbëve në Kosovë.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka inkurajuar drejtuesit e institucioneve vendore që ta formojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por kjo, sipas saj, duhet të bëhet duke respektuar ligjet e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Këto komente Apostolova i ka bërë në vazhdimin e dytë të intervistës për gazetën “Zëri”, duke shtuar se për një marrëveshje të tillë kanë rënë dakord të dyja palët gjatë bisedimeve në Bruksel.

Diplomatja Apostolova ka shtuar se edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, në Parlamentin e Kosovës ka theksuar se presin që AKS-ja të mos jetë një strukturë paralele, por me këtë do të angazhohen serbët e Kosovës në institucione dhe kjo do të jetë e dobishme për të gjitha palët. “Pra, kemi të bëjmë me një situatë ‘Win-Win, por se si do të merret kjo Qeveri me këtë çështje do të jetë shumë e rëndësishme për ne, veprime këto që do t’i monitorojmë gjatë ditëve të ardhshme”.

Ajo, mes të tjerash ka folur edhe për zgjedhjet e 22 tetorit, dialogun që po zhvillojnë presidentët, Thaçi dhe Vuçiç, për perspektivën e vendeve të Ballkanit në BE etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco