Ministrja serbe: Unë e pengova Kosovën të anëtarësohet në INTERPOL

Ministrja serbe: Unë e pengova Kosovën të anëtarësohet në INTERPOL

22:19, 21/09/2017
A+ Aa A-

Tërheqjen e Kosovës nga procesi i anëtarësimit në Interpool e ka shfrytëzuar ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuboroviç për t’ia dhënë meritat vetës dhe Qeverisë së shtetit të saj.

Duke u prononcuar për media, ministrja serbe ka thënë se dikasteri që ajo e udhëheq e ka bërë të mundur që Kosova të tërhiqet nga procesi i anëtarësimit, transmeton Indeksonline.

 “Ne si ministri, unë si ministri dhe gjithë Qeveria ka bërë çfarëdo që është e mundur dhe ka luftuar me të gjitha forcat që të binden shtetet të mos e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Interpol”, ka thënë Kuboroviç.

Sipas saj, është fitore e Serbisë që Kosova duke mos qenë pjesë e Interpolit mund të ngrenë aktakuzë por nuk mund të lëshojnë urdhër për arrest sepse nuk janë anëtarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco