Zyrtare/ Haradinaj tërheq Kosovën nga votimi për anëtarësim në Interpol

Zyrtare/ Haradinaj tërheq Kosovën nga votimi për anëtarësim në Interpol

20:57, 21/09/2017
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë sot vendimin që të shtyhet votimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol në takimin e ardhshëm të kësaj organizate

“Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është kontribut direkt në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit. Republika e Kosovës është e gatshme që të marrë përgjegjësitë e plota si anëtare e Interpolit. Besimin në Kosovën si anëtare e Interpolit e kanë shprehur tashmë shumë vende, por jo në numër të mjaftueshëm që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë”, thuhet në njoftimin për media, transmeton “Zeri.info”.

“I falënderoj të gjithë të involvuarit nga institucionet e Kosovës, por njëkohësisht i falënderoj edhe të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe i ftoj të gjithë që në takimin e radhës të punojmë që Kosova të votohet anëtare e Interpolit”, ka thënë Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco