The Washington Times: Plaku kosovar që përshëndet çdo mëngjes Klintonin dhe dashuria e thellë për Amerikën

The Washington Times: Plaku kosovar që përshëndet çdo mëngjes Klintonin dhe dashuria e thellë për Amerikën

12:51, 20/09/2017
A+ Aa A-

Valerie Plesch ka bërë një shkrim special për Washington Times, në të cilin flet për dashurinë dhe mirënjohjen e shqiptarëve ndaj Amerikës.

Hasim Haliti e nis çdo mëngjes duke e përshëndetur ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton. Haliti e mban në mur pranë shtratit të vet një fotografi prej tetë vjetësh, që i uron ish-presidentit ditëlindjen e 63-të me mbishkrimin “Nga populli i Kosovës” në gjuhë angleze dhe shqipe, shkruan "WashingtonTimes".

Mund të jetë e vjetër, por Haliti nuk e ka ndërmend ta heqë atë nga muri apo t’i largojë fotografitë tjera të politikanëve amerikanë dhe gjeneralëve ushtarakë nga fundi i viteve të 1900-ta, të cilat qëndrojnë të varura në muret e kafenesë së tij të vogël afër xhamisë së fshatit në verilindje të Kosovës.

Pak amerikanë kalojnë nga Kërpimeh, fshati i largët me rreth 800 banorë afër kufirit me Serbinë. Por, një dashuri e thellë për Shtetet e Bashkuara, një dashuri e ndritshme që nga administrata Bush, Obama e te ajo Trump, ende është e madhe në vend, si mirënjohje për rolin kritik të SHBA-së në çlirimin e Kosovës nga Serbia para 18 viteve, shkruan më tej "Washington Times".

Sondazhet globale tregojnë se vendi i vogël nga Ballkani e ka nivelin më të lartë të aprovimit për lidershipin amerikan. Kjo dashuri pa kushte duket se është e palëkundur edhe në një kohë kur imazhi i Amerikës në botë po goditet në mes të aleatëve tjerë që nuk po ndihen rehat nga motoja e Trump “Amerika e Para”.

“Si mund të mos e duam Amerikën kur për shkak të saj ne jemi rikthyer në shtëpitë tona?”, pyet Haliti, i cili kishte ikur në mal gjatë luftës së viteve 1998-99 me Serbinë, dhe kur ishte kthyer e kishte gjetur kafenenë e djegur nga serbët.

“Ne ishim shumë të lumtur që u rikthyem në shtëpitë tona të djegura dhe për të jetuar edhe nën mbuloja plastike sepse më në fund erdhi paqja. Nuk kishte më të shtëna dhe masakra”, ka shtuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco