Serbia e mban të fshehtë planin kundër Kosovës në Interpol

Serbia e mban të fshehtë planin kundër Kosovës në Interpol

12:26, 20/09/2017
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç në prag të mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit tha se është i bindur se “forca e argumenteve mund të pengojë qëllimet e Prishtinës dhe aleatëve të saj që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë”.

“Na pret një detyrë shumë e vështirë diplomatike”, ka shtuar ai për të përditshmen serbe “Veçernje Novosti”, transmeton Klan Kosova.

Pritësi i takimit të Interpolit sivjet është Kina, kurse delegacioni serb do të kryesohet  nga ministri i brendshëm, Nebojsha Stefanoviç.

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit do të mbahet nga 26 deri më 29 shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco