Kryeministrja serbe: Nëse është e nevojshme takohem me Haradinajn

Kryeministrja serbe: Nëse është e nevojshme takohem me Haradinajn

15:30, 19/09/2017
A+ Aa A-

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka deklaruar se nëse do të ishte e nevojshme ajo do të takohej me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Deklarata e saj vjen pas akuzave të shumta në Serbi, se ajo nuk do të pranonte të takohej me një njeri të akuzuar për krime lufte.

Kryeministrja serbe ka folur edhe për dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën.

Ajo thotë se qeveria serbe do ta ndihmojë këtë dialog, duke krijuar grupe pune me të gjithë qytetarët që duan të marrin pjesë.

Unë do t’i dëgjoj të gjitha palët, opozitën, pozitën, kishën dhe të gjitha organizatat e tjera, tha Bërnabiç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco