Kryepeshkopi Irinej: Kryesore, të kthejmë sa më shumë serbë në Kosovë

Kryepeshkopi Irinej: Kryesore, të kthejmë sa më shumë serbë në Kosovë

08:45, 18/09/2017
A+ Aa A-

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, ka thënë se detyrë kryesore e Serbisë është kthimi i sa më shumë serbëve në Kosovë.

“Tragjedia dhe problemi ynë janë se populli nuk është kthyer. Zgjidhja e parë dhe detyra kryesore është të kthejmë sa më shumë njerëz në Kosovë”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”.

Irinej ka shfaqur shpresën se Rusia do ta ndihmojë Serbinë për ta ruajtur Kosovën.

“Shpresojmë që Rusia do të na ndihmojë të ruajmë atë që gjithmonë ka qenë e jona”, është shprehur ai.

Patriarku serb ka shfaqur shpresën se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka pikëpamje të njëjta me Kishën, kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Besoj se Presidenti ynë mendon ashtu siç mendon Kisha dhe populli serb”, ka thënë Irinej, duke u përgjigjur në një pyetje lidhur me nismën e Vuçiçit për dialog të brendshëm në Serbi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco