Mihajloviç: Kisha të mos bëjë presion në dialogun me Kosovën

Mihajloviç: Kisha të mos bëjë presion në dialogun me Kosovën

17:11, 17/09/2017
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajloviç, citohet nga shtypi vendas të pohojë se, pret që Kisha Ortodokse e Serbisë të jetë partnere gjatë dialogut të brendshëm mbi Kosovën, e të mos ushtrojë presion mbi presidentin Aleksandar Vuçiç.

“Shpresoj që një fazë e re dialogu, gjatë së cilës presidenti Vuçiç të bisedojë me të gjitha institucionet e rëndësishme dhe individë të caktuar, të çojë drejt aprovimit të një politike të re”, kanë qenë fjalët e zyrtares së lartë serbe.

“Në këto bisedime pres që Kisha Ortodokse serbe, pjesë qindravjeçare e popullit dhe kulturës sonë në Kosovë, të jetë një partnere e mirë dhe, me ndikimin e saj të ndihmojë vërtet në vendosjen e një dialogu të ri mes serbëve dhe shqiptarëve. Pres gjithashtu që ajo të mos ushtrojë trysni mbi presidentin Vuçiç përpara fillimit të bisedimeve mbi Kosovën”, tha zv.kryeministrja.

Mihajloviç shtoi se të gjitha politikat e mëparshme nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse e kanë shtyrë Kosovën gjithmonë e më larg Serbisë.

“Për këtë arsye, na nevojitet një qasje e re, e mençur dhe racionale, e cila të implementohet nga presidenti Vuçiç dhe qeveria e Serbisë”, mbylli deklaratën e saj Mihajloviç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco