'Putin dhe Haradinaj'

'Putin dhe Haradinaj'

08:20, 17/09/2017
A+ Aa A-

(Koment i redaksisë së gazetës beogradase “Danas”, publikuar ditën e shtunë, më 16 shtator 2017)

Aleksandar Vuçiçi i plotëson kërkesat e fuqive perëndimore – BE-së dhe SHBA-së – për shkak se ato “e mbajnë” atë në pushtet në Serbi, gjegjësisht e mbështesin atë pa kushte. Kjo është teza e partive opozitare, por edhe e pjesës dërmuese të publikut, e cila dominon edhe në opinionin publik, sidomos kur presidenti i Serbisë ndërmerr ndonjë hap lidhur me krizën e Kosovës.

Kështu oponioni publik e ka pranuar lajmin për vendimin e Aleksandër Vuçiqit që Lista Serbe të hyjë në Qeverinë e Ramush Haradinajt. Dikujt kjo i ka shërbyer për kritikë nacionaliste, të tjerëve për ta paraqitur si dyfytyrëshe politikën e Vuçiqit, duke qenë se një pjesë të muskujve të tij nacionalistë ai i ka fryrë pikërisht me deklaratat kundër Haradinajt, ndërsa një pjesë e opinionit publik këtë lajm e ka pranuar ashtu siç ka dashur presidenti i Serbisë – si një të keqe të domosdoshme.

Megjithkëtë, karakteristike e përbashkët e këtyre pikëpamjeve kundërshtuese dhe jokonformiste është se prapa vendimit qëndron kërkesa e BE-së dhe SHBA-së për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Union.

Në qoftë se nisemi nga premisa mirë e njohur dhe e bazuar e viteve të fundit për konfliktin mes Rusisë dhe BE-së e SHBA-së lidhur me këto hapësira, sidomos lidhur me Kosovën, si të kuptohet lajmi se edhe Vladimir Putini e mbështeti hyrjen e Listës Serbe në Qeverinë e Ramush Haradinajt?

Rrjedhimisht, shtrohet pyetja: përse Vladimir Putini e mbështet plotësimin e kërkesave dhe të kushteve që BE-ja dhe SHBA-ja ia shtrojnë Serbisë lidhur me shtyllën kryesore të konfliktit të tyre në rajon – Kosovën. Përse përnjëherë edhe Vuçiqi, edhe Putini, edhe amerikanët, edhe krerët e Bashkimit Evropian gjenden në të njëjtën anë – në anën e bashkëpunimit të Vuçiqit dhe Haradinajt?

Duke pasur parasysh vlerësimin dhe respektin e madh që gëzon Vladimir Putini tek qytetarët e Serbisë, për justifikimin e vendimit për hyrje në Qeverinë e Haradinajt, nuk ka letër  më të fortë se mbështetja e Presidentit të Rusisë. Prandaj, është e logjikshme pikëpyetja për një rrethanë të tillë.

Vërtet Vuçiqi, me hyrjen në Qeverinë e Haradinajt, po i zealizon pritjet e BE-së dhe SHBA-së, apo me çka është kushtëzuar mbështetja e Putinit për një akt të tillë? Thënë në mënyrë më precize, cilat do të jenë pasojat e këtij veprimi dhe çka pret Vladimir Putini si kundërshpërmbim, në rast se gjërat shkojnë në drejtim të përmbushjes së interesave të Perëndimit dhe pikëpamjes së tyre për gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme për krizën e  Kosovës?

Për këtë nuk dihet pothuaj asgjë. Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë janë shumë më pak transparente se sa marrëdhëniet mes Serbisë dhe BE-së e SHBA-së.

Unioni dhe Amerika nuk i fshehin aspiratat e tyre në rajon, ndër të cilat është edhe normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës deri në aktin e njohjes formale. Rusia deklarativisht qëndron në pozicionin se Serbia kurrë nuk do të duhej ta njohë Kosovën, por befas, pa asnjë shpjegim dhe pa hezitim, i jep mbështetje bashkëpunimit të Vuçiqit dhe Haradinajt.

E qartë është vetëm se duhet pritur hapin e ardhshëm, për të pasur një pasqyrë më të qartë të një “dea-il” (marrëveshje) të tillë, tash për tash enigmanitke, siç është e qartë se veprimet e tilla jotransparente kurrë nuk prodhojnë asgjë me interes publik.

Përktheu: Ramadan Muçolli, Illyria

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco