FOTO/ Humbin jetën dy drejtuesit e një komune në Kosovë

FOTO/ Humbin jetën dy drejtuesit e një komune në Kosovë

07:47, 16/09/2017
A+ Aa A-

Kryetari i komunës së Ranillugut, një komunë me shumicë serbe rreth 60 kilometra në lindje të Prishtinës, Gradimir Mikiç dhe kryetari i kuvendit të kësaj komune, Sasha Aleksiç, humbën jetën në një aksident trafiku, në afërsi të Nishit në Serbinë jugore.

Sipas policisë serbe të dy zyrtarët komunal humbën jetën kur makina me të cilin po udhëtonin për shkaqe ende të panjohura, doli nga rruga.

Dy persona të tjerë që ndodheshin në makinë pësuan lëndime të rënda, por janë jashtë rrezikut për jetë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj ngushëlluan familjet, ndërsa qeveria e Kosovës e filloi mbledhjen e saj më një minutë heshtje.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco