Arbër Vllahiu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës

Arbër Vllahiu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës

10:50, 15/09/2017
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, emëroi sot Arbër Vllahiun për zëdhënës të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo gjë është bërë e ditur përmes një njoftimi për media dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

Ish-gazetari dhe njëherësh ish-këshilltari i ish-presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu është njëkohësisht këshilltar politik i Kryeministrit Haradinaj.

Ish-gazetari Arbër Vllahiu i është bashkuar zyrtarisht Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-AAK në maj të këtij viti.

Kryeministri Haradinaj e ka quajtur Vllahiun një nga emblemat e BBC-së dhe njohës shumë të mirë të temave politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco