Kush është deputeti shqiptar që dhuroi rrogën për një vajzë të sëmurë

Kush është deputeti shqiptar që dhuroi rrogën për një vajzë të sëmurë

22:48, 14/09/2017
A+ Aa A-

Shumica e njohin si këngëtar, por ai tani është bërë deputet në Parlamentin e Kosovës.

Labinot Tahiri ka lajmëruar ndjekësit e tij ne rrjetet sociale, se rrogën e parë ka vendosur ta dhurojë për kurimin e një vajze 14-vjeçare me iniciale F.B nga Podujeva.

Familja e vajzës ka bërë apel për ndihmë në kanalin televiziv ‘Tribuna Channel’, pasi vajza ka deformim shumë të madh në shtyllën kurrizore dhe vlera e ndërhyrjes së saj shkon më shumë se 17 mijë euro.

Tahiri shkruan : ‘Rast i rëndë…! Mirëdita të dashur njerëz, shpresojë se jeni mirë të gjithë. Unë do të veproj sipas asaj që e thash para pak ditëve, se Rrogen time vlerë 1200 EU, do ta jap për ndonje rast të veqant! Tani ndjej obligim që për këtë fëmijë në gjendjje të rëndë ta dhuroj rrogën time të cilën e marrë si meditje nga Parlamenti jonë. Vajza vuan shumë dhe është nga Podujeva! Unë i lus të gjithë Deputetët e Kuvendit tonë, ne rastëse kanë mundesi nga 10 euro e deri ku ju thot shpirti, ta ndihmojmë këtë vajzë se kjo mund të është femijë i yni siq i kemi nëpër familjet tona. Unë isha, jam dhe do mbetëm i tillë të veproj aty ku tupani rrah për ata që kanë vesh. Këtë mundesi e kam dhe këtë po e bëj duke bërë apel edhe tek të gjith njerëzit që ta ndihmojmë këtë engjull. Vajzes i duhen 17.000 euro vlerë..! Un? po e nisi ndihmen ndersa kush do që ka mundesi ta përfundojnë këtë kerkesë te babait të saj. Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj, Kosove e Shqipërisë.’

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco