Kërcënimi i Daçiç pas arrestimit të agjentëve serbë në Pejë

Kërcënimi i Daçiç pas arrestimit të agjentëve serbë në Pejë

10:52, 14/09/2017
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç tha se aksioni i mbrëmshëm i arrestimit të serbëve në Kosovë është vazhdimësi e presionit ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë.

Ai ka thënë se në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, në të cilën do të shkojnë bashkë me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, një nga temat kryesore do të jetë Kosova.

“Kjo është një mënyrë e frikësimit të serbëve dhe mesazh se ata mund të akuzohen për gjithçka dhe çfarëdo. Duhet të jemi të gatshëm dhe të kemi ekipe ligjore që do të luftojnë dhe mbështesin qytetarët tanë që jetojnë atje”, tha ai për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco