Vrasësi i Arkanit tregon me detaje: Si e kryem ekzekutimin për 'bizneset e komplikuara'

Vrasësi i Arkanit tregon me detaje: Si e kryem ekzekutimin për 'bizneset e komplikuara'

08:12, 13/09/2017
A+ Aa A-

Dragan Nikolic Gagi, i cili po e vuan burgimin prej 30 viteve në burgun e Pozharevcit, në rrëfimin ekskluziv për gazetën serbe Kurir tregon ngjarjet mbi vrasjen e kriminelëve Zeljko Raznjatovic Arkan, Milenko Mandic dhe Dragan Garic në hotelin Interkontinental në Beograd.

Ai tregon se si “marrëdhëniet e komplikuara të biznesit” kanë sjellë deri aty që kanë filluar ta përcjellin Arkanin dhe të kërkojnë lokacionin e përshtatshëm për vrasjen e tij. Motivi personal, i cili e ka udhëhequr Gagi’n, ishte se e konsideronte përgjegjës Zeljko Raznjatovicin për vrasjen e kumbarës së tij Petar Vujicic, transmeton gazetametro.net.

Ditën e vrasjes, më 15 janar 2000 në hotel ishte Branko Jevtovic Jorga, i cili sipas fjalëve të Gagit, kishte lajmëruar Dobrosav Gavricin që urgjent duhet të shkojë në hotel sepse është “rasti i volitshëm”. Pikërisht ai i kishte lajmëruar Dragan Nikolicit se në hotel ndodhi “çështja spektakolare, treshja e pastër”.

I dënuari i tretë, Milan Djuricic Miki, ishte para hotelit dhe roli i tij ishte që ta ndihmojë Gavricin të arratiset. Miki atë ditë i kishte lajmëruar Gagin se Bavric është i plagosur rëndë dhe po vjen para ndërtesës së tij.

Dragan Gagi 

“Mendoj ç’të bëj, gjërat u komplikuan. Marr shishen e “Jonny Walker”, hyj në banjë marrë një peshqir të pastër. I them gruas dhe vëllait se do të kthehem shpejt. Zbres para ndërtesës dhe pres. Vjen “Calibra” e kuqe të cilën e vozit Miki. I them të parkohet rreth 50 metra larg hyrjes sime”, zbulon Gagi çfarë ka ndodhur dhjetë minuta pas vrasjes në “Interkontinental”.

“Nuk munda ta pyes Gavricin se çfarë ndodhi. Ishte i plagosur rëndë, dhe me dhembje të mëdha. Ai më tha: “Ja, ne e kryem tonën”, unë i them: “Pije këtë uiski, pije gjithë gjysmë litrin, dhe nëse vjen policia, ti do të thuash se ishe shumë i dehur dhe nuk ishe në gjendje ta bësh atë. Do t’u thuash se ke qenë në hotel, por për të blerë dhuratë të dashurës, sepse kishit kaluar mirë në pritje të Vitit të Ri serb”, tregon Gagi.

“Gavric më thotë: “Nuk guxoj, vëlla, do të më shqyejë ky uiski, gjithçka brenda e kam të shqyer. Gjithçka më dhemb dhe më djeg”. E morri peshqirin dhe e vendosi në plagë, e ndihmoj që të bartet prej Calibra’s në Golf i cili na shërbente për përcjellje. I them Mikit të shkojë deri në Savë dhe ta hedhë revolen. Ai më thotë që së pari do ta lë Calibran në garazh në Bllokun 61”, përkujtohet ai.

Pasi Gavric nuk dëshironte të shkojë në spital në Beograd, por vetëm në Lloznicë, ku e kishte një mjek i cili e kishte operuar kur ishte plagosur në Kosovë, vendosi të thërret policin Dejan Pitulic Pitula. Ai përndryshe ishte në sigurimin e Zoran Uskokovic Skole, i cili në atë kohë ishte në Gjermani.

“E thërras Skolen, i cili është në Gjermani, dhe i them se gjërat u komplikuan dhe se do ta thërras Dejanin, sepse ai ka revole dhe letërnjoftim zyrtar, në rast se dikush na ndalon. Dejani erdhi me Golf të zi. E futëm Gavricin në veturë dhe ai vazhdoi për Lloznicë”.

Gjatë rrugës, derisa shkonin me shpejtësi të madhe ku Dejan Pitulic e transportonte Gavricin, Andrija Draskovic i kishe ndezur dritat rrotulluese.

Kur arritën në Lloznicë, Gagi kishte thirrur shefin e atëhershëm të policisë në Lloznicë Vojislav Jekic, të cilin e kishte njohur nga më parë. Ishin takuar dhe ishin marrë vesh, përfundon një pjesë e historisë së vrasjes së Arkanit, që po botohet në Kurir me vazhdime./gazetametro.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco