Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Vuçiç për kryeministrin e Kosovës: Haradinaj është kriminel!

Vuçiç për kryeministrin e Kosovës: Haradinaj është kriminel!

07:47, 13/09/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka lëshuar në mbrëmjen e së martës fjalë të rënda në drejtim të kryeministrit të ri të Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një konferencë drejtuar kombit serb, por ku u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve, Vuçiç e ka quajtur "kriminel", shefin e ri të ekzekutivit kosovar.

Teksa ka folur për hyrjen e Listës Srpska në Qeverinë e Kosovës, Vuçiç ka thënë se ajo nuk ka pasur alternativë tjetër.

Sipas tij, alternativa e Listës Srpska që t’i bashkohet Albin Kurtit është më e keqe, pasi ai dhe partia e tij angazhohen për bashkim me Shqipërinë.

Alternativë të dytë, ka thënë Vuçiç në konferencë, Srpska ka pasur mosmbështetjen e askujt.

Si alternativë e tretë ka qenë mbështetja e qeverisë së Haradinajt, ka thënë Presidenti serb, duke shtuar se Haradinaj është “kriminel” dhe “njeri për të cilin s’kemi mendim të mirë”. /Express/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery13/09/2017 10:44

Eshte per tu habitur Vuciq ,se ju ne te kaluaren ,gjithe shqiptaret qe punuan per ju dhe kauzen serbe i shpallet kriminel , i shpallet te rezikeshem pet ceshtjen serbe , i prrndoqet dhe i arrestuat e ,... m tha e, t thashe ,me qellim per te krijuar pershtypje se te rreme ne opinionin shqiptar se ata jane nga radhet e patrioteve me te medhenj shqiptar te Kosoves por , edhe per ti fshehe aktivitetet prosrbe te tyre qe ju tani me , i bete per vehte. A do te jete vertet ashtu si thoni ju edhe me Ramush Haradinaj , a do te jete edhe ai vertet per shtetin serb nji kriminel dhe person i rezikeshem per Serbine e tuaj , koha do te tregoje dhe mbetet te shifet kurse ne , urojme qe kete here te jemi te gabuar , president Vuciq ...???

Shto koment

Denonco