Gazeta gjermane: Haradinaj, politikan realist dhe armik i Serbisë

Gazeta gjermane: Haradinaj, politikan realist dhe armik i Serbisë

17:54, 12/09/2017
A+ Aa A-

Detyrat më urgjente të Qeverisë së re të Kosovës janë negociatat me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

Kështu shkruar e përditshmja gjermane “Sueddeutsche Zeitung”. Gazeta vë në dukje se kjo është një kërkesë e Bashkimit Evropian për të dyja palët në mënyrë që t’i afrohen procesit të anëtarësimit në BE, transmeton lajmi.net.

Në këtë artikull thuhet se kryeministri i ri, Ramush Haradinaj menjëherë pas marrjes së detyrës është pozicionuar si një politikan realist duke thënë se nuk ka alternativë për dialogun me Serbinë, dhe ka cituar atë të ketë thënë se pavarësisht nga historia tragjike nuk mund të ndryshohet fakti se Beogradi dhe Prishtina janë fqinjë.

Në artikullin e titulluar ‘Armiku në barkë’, thuhet se 49-vjeçari Ramush Haradinaj njihej si armik i serbëve, duke shtuar se në fillim të këtij viti ai qëndroi katër muaj në paraburgim në Francë për shkak se Serbia kishte kërkuar ekstradimin e tij.

Gazeta rikujton se në vitin 2004 Haradinaj kishte lënë postin e kryeministrit pasi ishte thirrur në Gjykatën e Hagës ku po akuzohej për krime lufte. Ai kishte dalë dy herë para kësaj gjykate dhe ishte liruar i pafajshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco