VIDEO/ Ky është dokumentari për luftën e Kosovës që do të sjellë debate të mëdha

VIDEO/ Ky është dokumentari për luftën e Kosovës që do të sjellë debate të mëdha

23:19, 11/09/2017
A+ Aa A-

"Kosova peng" është filmi dokumentar çek i regjizorit Vaclav Dvorzhak i cili flet për luftën e Kosovës ku edhe pse është dhënë premiera e tij ka shkaktuar reagime kontroverse. Dokumentari analitik hedh drite mbi historinë e para disa viteve në ish-krahinën jugore serbe ku e mbyll me bombardimin e NATO-s në 1999. Në film janë pjesëmarrës mjaft banorë serbe të Kosovës ku ndajnë për shikuesit kalvarin e vuajtjeve në jetën e tyre të përditshme, por edhe të grupeve shqiptare që veprojnë në Kosovë.

Televizioni publik çek ka financuar këtë dokumentar, por shfaqja e tij shumë herë është parë me një sy kritik pasi shihet si i njëanshëm dhe në krah të serbëve.

Por regjisori Dvorzhak e ka mohuar këtë duke thënë se "as në dokumentarët e holokaustit asnjëherë nuk është shfaqur ana tjetër" duke nënkuptuar agresorin, ku hyjnë NATO dhe shqiptarët e Kosovës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco