Haradinaj nis zyrtarisht punën si kryeministër i Kosovës

Haradinaj nis zyrtarisht punën si kryeministër i Kosovës

12:04, 11/09/2017

Ramush Haradinaj ka marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës.

Në ambientet e qeverisë së Kosovës është bërë  edhe pranim dorëzimi i detyrë së kryeministrit  Isa Mustafës te Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Mustafa bashkë me stafin e tij ka pritur në Qeveri, kryeministrin e ri të Kosovës, Ramush Haradinajn duke ia dorëzuar kështu detyrën edhe zyrtarisht.

Haradinaj është zgjedhur kryeministër me 61 vota gati tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kjo qeveri numëron gjithsej 21 ministri.

Lexo edhe:

Komentet

kaculi11/09/2017 13:04

Me behet qefi per foton qe ke vendosur Cimi, por ne te njejten kohe me vjen turp si shqiptare qe Kosova me gati 10 vjet shtet bene dorezim detyre nga nje kryeminister tek tjetri, ndersa ne qe mburemi qe kemi 27 vjet shtete akoma nuk shofim nje proces te tille sepse ndihemi si te pazevendesueshem. Respekte Ramushit dhe Ises dhe njekohesisht te mesojne dhe shtetaret tane

Shto koment