FOTO/ Fjalët e prindërve të Haradinajt para se të votohet Kryeministër

FOTO/ Fjalët e prindërve të Haradinajt para se të votohet Kryeministër

14:04, 09/09/2017
A+ Aa A-

Prindërit e Ramush Haradinajt, Hilmiu dhe Ruka presin që i biri i tyre sot do të votohet për kryeministër të Republikës. Ata thonë se e Ramushi nuk është vetëm i tyre, por i gjithë Kosovës.

“Presim që dhashtë Zoti të kryhet për mirë jemi pak të ngarkuar se çka do të bëhet, por mendoj se do të bëhet mirë. Ramushi jo që është i joni, por ai ka dhënë shumë për Kosovën, bashkë me familje dhe vëllezër dhe Kosova i ka borxh atij”, është shprehur Hilmi Haradinaj.

Ndërsa nëna e Ramushit thotë se me shumë gëzime e durim e kanë pritur këtë ditë.

“Gjithqysh do të zgjidhet kryeministër. Ishalla gjithkush i ka mend dhe e voton se ai është për Kosovën dhe besoj që ai ka me fitu edhe sot e kryen mirë se është fitimtar”, ka thënë nëna Rukë./indeksonline

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco