Qeveria e Kosovës votohet të shtunën

Qeveria e Kosovës votohet të shtunën

20:17, 08/09/2017
A+ Aa A-
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e zhvilluar të premten mori vendimin që seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë “Haradinaj” të mbahet të shtunën, në orën 16:00.

Kjo u konfirmua nga kryeparlamentari Kadri Veseli, në një konferencë për mediet pas mbledhjes së Kryesisë.

“Nesër është seancë e jashtëzakonshme. Do të votohet qeveria, me në krye Ramush Haradinajn”, tha Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit.

Veseli sqaroi se seanca e jashtëzakonshme ka vetëm një pikë të rendit të ditës, pikërisht formimin e qeverisë së Republikës së Kosovës, me në krye Ramush Haradinajn. Një pikë me kaq rëndësi, saqë ai u tregua i gatshëm të rrezikojë edhe postin e tij, nëse ajo dështon.

“Marrëveshja është që të formohen të gjitha institucionet, qeveria dhe Kuvendi. Nuk ka konstituim të Kuvendit pa pasur qeveri. Me lejoni të theksoj se unë nuk do të jem kryetar i Kuvendit, nëse nuk zgjidhet kryeministër Ramush Haradinaj. Kush ka synim që ta hiperbolizojë rolin e ‘Listës Serbe’ për hir të thirrjeve politike nuk është e mirë për këtë vend. Kurrë nuk do ta udhëheqë këtë vend Serbia, për këtë të jeni të sigurtë dhe nuk do të lejohet asnjë kushtëzim nga askush”, deklaroi më tej Veseli.

Ndërsa premtoi se shumë shpejt do merren vesh emrat e ministrave, Veseli përmendi gjithashtu vetingun si një domosdoshmëri për vendin, si pjesë e reformës në drejtësi që - sipas tij, - do të duhet të bëjnë institucionet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco