Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Zgjidhja e Daçiç: Nëse nuk na pranon BE, atëherë po anëtarësohemi në SHBA

Zgjidhja e Daçiç: Nëse nuk na pranon BE, atëherë po anëtarësohemi në SHBA

15:41, 08/09/2017
A+ Aa A-

Mesazhe të forta u lëshuan në forumin strategjik të BLED në Slloveni. Pas deklaratës së shefes se diplomacisë europiane Federica Mogherini se i gjithë Ballkani do të jetë pjesë e BE-së, shtypi i huaj përcjell komentet e ministrit të jashtëm serb, të cilat, edhe pse në formën e shakasë, i ngjasojnë një paralajmërimi.

“Është e rëndësishme që zgjerimi i Bashkimit Europian të vazhdojë. Ose do t`i bashkohemi ne BE-së, ose do të na bashkohet BE-ja ne. Mbetemi të angazhuar ndaj objektivit tonë që është aderimi i plotë në Bashkimin Europian. Të shpresojmë që kjo të ndodhë përpara se ai të shpërbëhet”, u shpreh Daçiç.

E  kam të vështirë ta besoj se të gjitha vendet e BE-së u benë pjesë e saj pasi përmbushen kriteret e krkuara. Jam gati të vë bast, thotë Daçiç, se po t’i duhej të hynin përsëri në bllok, të paktën një e treta e tyre nuk do t’i plotësonte kushtet e anëtarësimit. Më pas erdhi dhe kanosja me shaka.

 “Po nuk na pranuan ata, do të kërkojmë anëtarësim në Shtetet e Bashkuara. Jemi për çdo rast më afër se Hauai”, u shpreh Daçiç.

Në Serbi, qarkullon prej gati një dekadë batuta se “Bota do të marrë fund” përpara se vendi t’i bashkohet bllokut Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery08/09/2017 22:21

Ne SHBA Serbia mund te antaresohet Daciq , vetem nese gjithe serbet paraprakishte regjistrohen si shqiptar ...ateher pengesa nuk do te kete as per ty Daciq por , as per serbet tu te mjere ne Serbi andaj , Ti dhe Serbia jote lutuni te pranohesh sa me shpejte ne BE dhe, nuk dua te ua degjoje zerin kure SHBA , shume shpejte do te dele me nji Rezolute ne KS te KB per pranimin e Kosoves ne kete organizate botrore si anetare te saje por , s dua te ua degjoje zerin as kure Kosova do te pranohet ne UNESCO dhe ne INTERPOL Kaq Daciq ...!

Shto koment

Denonco