VIDEO/ 'Nusja jonë': Tradita e rrallë e zbukurimit të nuses kosovare rrëzë malit të Sharrit

VIDEO/ 'Nusja jonë': Tradita e rrallë e zbukurimit të nuses kosovare rrëzë malit të Sharrit

13:01, 08/09/2017
A+ Aa A-
Popullata e Kosovës që jetojnë në Lubinjë, një fshat rrëzë Maleve të Sharrit dhe shumë afër Prizrenit, kanë një traditë të veshjes dhe përgatitjes së nuses për ditën e martesës së saj.

Kjo bëhet për të larguar syrin e keq dhe dekurajon thashethemet dhe spekulimet. Nita Deda dhe Yll Çitaku më 2011 e kishin dokumentuar këtë traditë të zbukurimit, në një video treminutëshe, të cilën e kishin titulluar “Nusja jonë”.

Edhe gjashtë vjet pas realizimit, ky projekt nuk e ka ndalur rrugëtimin nëpër botë. Të dielën, vepra e realizuar nën regji të Dedës e Çitakut do të shpaloset në ngjarjen e madhe të artit bashkëkohor. Është bërë pjesë e një konference treditore që do të mbahet në Kassel të Gjermanisë, në kuadër të “Documenta 14”.

Konferenca “The Parliament of Bodies”, me temë “The Strategy of Joy” (Strategjia e gëzimit), do të përfshijë performanca, shfaqje videosh e diskutime. Adam Szymczyk, kurator i “Documenta” – që sivjet ka përfshirë mbi 160 artistë nga e gjithë bota dhe përveç në qytetin gjerman, paraprakisht qe hapur edhe në Athinë të Greqisë - e ka ftuar Dedën t’i bashkohet kësaj konference.

"Nusja jonë” nga Kosova do të shfaqet më 10 të këtij muaji dhe Deda është e ftuar të jetë prezente edhe për një diskutim pas shfaqjes së videos./kohanet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco