Kosovë, qeveria s’do ketë aksione në më shumë se 20 njësi të ‘Trepçës’

Kosovë, qeveria s’do ketë aksione në më shumë se 20 njësi të ‘Trepçës’

07:13, 07/10/2016
A+ Aa A-

Qeveria e Kosovës ka rënë dakord që procesit të privatizimit a likuidimit t’i nënshtrohet numri më i madh i njësive të “Trepçës”. Dhe, të tilla njësi janë më shumë se 20.

Projektligji për këtë gjigant metalurgjik, që ka kaluar një ditë më parë në Qeveri, parashikon që pjesa e shoqërisë aksionere të jenë vetëm minierat e flotacionet. Në to synon 80 për qind të aksioneve. Por, jo edhe në të tjera njësi.

“Asetet e tjera të ndërmarrjes shoqërore ‘Trepça’, të cilat nuk transformohen me këtë ligj në Trepça Sh.A., do të trajtohen sipas rekomandimeve të studimit të fizibilitetit”, thuhet në Projektligj. 

“Asetet jothelbësore dhe joprofitabile do të mbeten në menaxhim të AKP-së për t’iu nënshtruar privatizimit ose likuidimit në përputhje me ligjin”. /Koha Ditore/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco