Thaçi mandaton Haradinaj për formimin e qeverisë

Thaçi mandaton Haradinaj për formimin e qeverisë

16:48, 07/09/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një dekreti, ka caktuar Ramush Haradinajn "mandatar" për formimin e Qeverisë se re.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

“Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë”, ka shkruar Presidenti në Facebook’.

Pritet, qe seanca për votimin  e Qeverisë Haradinaj të mbahet të shtunën pasdite.

Në anën tjetër, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, sot është rizgjedhur në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë i presidentit:

Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë.

Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion. HTH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

JURI07/09/2017 16:55

MOS MERZITI SE VUCIC RAMA THACI E TE GJITH NJE JANE KOMUNIST

Shto koment

Denonco