Vijnë reagimet nga Rahoveci pasi lajmit se Lista Serbe do të udhëheq me bujqësinë

Vijnë reagimet nga Rahoveci pasi lajmit se Lista Serbe do të udhëheq me bujqësinë

05:30, 07/09/2017
A+ Aa A-

Në Rahovec nuk është pritur mirë vendimi i koalicionit PAN dhe AKR-së që të lëshojnë pe në kërkesën e Listës Serbe për të udhëhequr me ministrinë e bujqësisë në kuadër të qeverisë së ardhshme.

Mediat lokale në komunën e Rahovecit, Rahoveci24.com dhe RahovecPress.com kanë reaguar  ashpër ndaj këij vendimi duke marrë parasysh iritimin e qytetarëve.

Bujqësia është sektori fundamental për zhvillimin ekonomik, sipas qytetarëve të Rahovecit, të cilët të ardhurat kryesore i kanë nga bujqësia dhe subvencionet të cilat ata vlerësojnë se po rrezikohen.

“Jemi të tronditur nga ky vendim. Kjo është e tmerrshme. Subvencionet për kulturat tona bujqësore tash janë në duart e Listës Serbe. Hapja e tregjeve për rrushin që ashtu nuk po na e pranojnë bodrumet tash varen nga serbët. Dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë”, tha një qytetar për Rahoveci24.

Ndryshe vreshtarët e Rahovecit janë ballafaquar me një bojkot nga bodrumet e verës, të cilat vetëm pas shumë negociatave të shoqatës së vreshtarëve dhe bodrumeve vendosën të lëshojnë pe për të pranuar rrushin dhe atë duke mos e kategorizuar fare atë duke e lënë nën çmim. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco