Ekspertët amerikanë insistojnë: Serbia duhet të njohë Kosovën!

Ekspertët amerikanë insistojnë: Serbia duhet të njohë Kosovën!

11:00, 06/09/2017
A+ Aa A-

Një përmbledhje e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ndërmjetësuar nga BE-ja nga ekspertët e Universitetit të Kolumbisë, rekomandon që Brukseli dhe Uashingtoni të ndërmarrin veprime për të zbatuar të gjitha marrëveshjet dhe këmbëngul se Serbia duhet ta njohë Kosovën.

Në raportin e ri të publikuar të martën me titull “Vlerësimi i Zbatimit të Dialogut Kosovë-Serbi” thuhet se ndërmjetësuesit duhet të marrin një qëndrim më të ashpër në dialogun në vazhdim midis Beogradit dhe Prishtinës dhe këmbëngulin se Serbia do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Raporti, i botuar nga Programi për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbisë, sugjeron një afat prej 18 muajsh për të përfunduar negociatat.

Aty thuhet se “nëse ndonjëra palë pengon, BE duhet të pezullojë ndërmjetësimin e saj dhe të ngrijë fondet e BE-së”.

Për momentin, dialogu ndërmjetësohet butësisht nga BE, ndërsa temat e negociatave janë propozuar nga autoritetet serbe dhe kosovare pa afate të qarta dhe dënime për moszbatim.

Raporti argumenton se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të arrihet paqja e qëndrueshme, pasi njohja do të ishte gurthemeli i një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

“Megjithëse Kosova është njohur nga 114 vende, Serbia vazhdon të bllokojë përpjekjet e Kosovës për të fituar njohje më të madhe globale”, tha në një deklaratë David L. Phillips, autori i raportit.

Raporti thotë se normalizimi i marrëdhënieve do të përfshinte anëtarësimin e Kosovës në OKB, ndërsa paralelisht, Kosova dhe Serbia do të punonin në kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke hyrë në BE në të njëjtën kohë.

Dialogu Kosovë-Serbi, që përfshinte çështjet teknike dhe politike, u lançua nga BE në vitin 2011 në Bruksel.

Edhe pse të dyja palët janë zotuar të zbatojnë ato për të cilat është rënë dakord deri tani, shumë prej marrëveshjeve mbeten në letër.

Çështjet kryesore që të dy palët kanë rënë dakord për të zgjidhur janë liria e lëvizjes, telekomunikacioni, statusi i veriut të Kosovës me shumicë serbe, doganat, policia dhe gjyqësori.

Megjithatë, shumë çështje të tjera që rëndojnë marrëdhëniet Beograd-Prishtinë ende nuk janë pjesë e dialogut.

Raporti i Universitetit të Kolumbisë sugjeron që çështjet kritike që duhet të adresohen përfshijnë personat e pagjetur, kompensimin për viktimat e luftës, integrimin e pakicës serbe të Kosovës dhe çështjet e sigurisë duke përfshirë krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Më tej sugjeron që Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, duhet të zvogëlohet dhe përfundimisht të eliminohet, pasi ai është bërë pengesë për dialogun dhe pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë./express

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery06/09/2017 17:04

Mirpo, z.David I. Philips , Serbia ka preokupime krejtesishte tjera , shume me te rendesishme se dialogun me Prishtines , ne te cilat ka investuar shume ne para , ne logistike dhe, cka eshte me e rendesishmja, Serbia ka investuar ne kohe tashe e 25 vite per krijimin e Serbise se Madhe andaj, z.Philiphs, Serbia ka kete prioritet dhe per kete prioritet Akademia e Shkences dhe Arteve serbe ka hartuar nji memorandum-projekt per krijimin e Jugosllavise se Trete te cilin memorandum-projekt e ka emertuar si z.Philips dhe, te cilen e promovoi edhe presidenti serb A.Vuciq ne Samitin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne Sarajeve me emertimi " Treg te perbashket Rajonal ballkanik " ose , " sistem rajonal unik doganor " pa dy shtete sllave brenda , Kroacine dhe Sllovenine por , me Maqedonine e Malin e Zi dhe , Shqiperine e Kosoven brenda Jugosllavie te Trete, qe ne fakt , s eshte gje tjeter ve? Serbia e Madhe. Serbia pretendon ta degradoje dhe diskreditoje dijalogun me Pr. deri ne neveri, sa te krijoje bindje se s ka dobi nga ky dialog sepse shqiptaret e Kosoves " nuk po i zbatojne " marreveshjet andaj , ajo do te terhiqet kurse, nga individ shqiptar me influence , ne Kosove dhe Shqiperi , te cilet tani me i ka ne grusht, do te filloj me agresivitet , me ndihmen e Rusise , realizimin e projektit te SANU 2 , i nderuar z.David I.Philips

Shto koment

Denonco