Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

'E çuditshme' muralja me Rugovën dhe Ipeshkvët në katedralen 'Nënë Tereza', thonë arkitektët

'E çuditshme' muralja me Rugovën dhe Ipeshkvët në katedralen 'Nënë Tereza', thonë arkitektët

14:56, 05/09/2017
A+ Aa A-

Pas gati dhjetë vjetësh, qëkurse ka filluar të ndërtohet, Katedralja “Nënë Tereza” në qendër të Prishtinës është pothuajse gati. Por, veç vonesave në punime, katedralja është përfolur për një mozaik të punuar brenda saj, ku ndër të tjera është portretizuar ish-Presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji dhe ai i Prizrenit Don Shen Zefi.

Portretizimi i figurave politike dhe atyre që vazhdojnë të jenë të gjallë, nga këndvështrimi i arkitektëve është i rrallë dhe i çuditshëm.

Arkitekti Arbër Sadiki, thotë se ndonëse tipologjia që i takon katedralja kërkon që të ketë nga këto lloj muralesh, një gjë e tillë nuk haset në kishat e shekullit 21.

Por, për udhëheqësit e kishës katolike ky mural nuk paraqet asnjë problem. Don Lush Gjergji thotë se në të kanë gërshetuar figurat më meritore që kontribuuan në Kishën Katolike në Kosovë dhe ndërtimin e Katedrales. Brenda katedrales ka edhe murale të tjera, ku portretizohen figura biblike.

Ndërkohë, katedralen e vizituar kardinali shqiptar Ernest Simoni, i cili është i dërguari i posaçëm i Papa Françeskut për shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza”./koha.net


Murali me Rugovën e Ipeshkvët vendorë në... by kohanet

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco