Maliqi e parasheh transitore qeverinë PAN-AKR

Maliqi e parasheh transitore qeverinë PAN-AKR

03:00, 05/09/2017
A+ Aa A-

Njohësi i rrethanave politike, Shkëlzen Maliqi, e ka quajtur të pritshme prishjen e koalicionit LAA dhe shkuarjen e AKR’së te PAN’i.

Maliqi ka thënë për “Epoka e re” se PAN-AKR do të jetë një qeveri e cila do të bëjë akrobacione të ndryshme për ta mbajtur pushtetin.

Sipas tij, kjo qeveri do të jetë funksionale, derisa t’i kryejë disa detyra që nuk ka mundur t’i kryejë qeveria e kaluar.

“Në këtë aspekt e shoh se do të mund të jetë qeveri transitore”, është shprehur ai.

Maliqi e ka quajtur të vonuar ujdinë ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së për realizimin e një platforme të përbashkët qeverisëse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco