Pronari i lokalit rreh dy këngëtarët që po këndonin LIVE, por jo vetëm kaq edhe ...

Pronari i lokalit rreh dy këngëtarët që po këndonin LIVE, por jo vetëm kaq edhe ...

22:52, 04/09/2017
A+ Aa A-

Pronari i një lokali me muzikë live në Tetovë ka rrahur dy këngëtare nga Shkupi, të cilat shoqëroheshin nga 38 vjeçari me inicialet E.A nga Ferizaji i Kosovës.

Siç bëhet e ditur incidenti ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit në një nga lokalet në rrugën e vjetër Tetovë – Shkup, kur 45 vjeçarja me inicialet B.Z dhe mikja e saj H.S, 52 vjeç, pasi që kanë përfunduar së kënduari në lokal, kanë kërkuar nga pronari pagesën për angazhimin e tyre.

Pronari i lokalit ka refuzuar dhe ka kapur ato për flokë, duke i tërhequr zvarrë. Në këtë incident është sulmuar edhe shoqëruesi i tyre E.A, 38 vjeç nga Ferizaji. Disa mysafirë që kanë qëlluar në lokal i kanë ndarë dhe rastin e kanë lajmëruar në Stacionin e Policisë në Tetovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco