Zyrtare: Nënshkruhet marrëveshja PAN-AKR

Zyrtare: Nënshkruhet marrëveshja PAN-AKR

19:05, 04/09/2017
A+ Aa A-

Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë zgjeruar koalicionin e tyre, duke përfshirë në të edhe Aleancën Kosova e Re.

Partia e Behgjet Pacollit ka nënshkruar sot marrëveshje me koalicionin PAN, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të vendit.

Marrëveshja është nënshkruar nga Kadri Veseli (PDK), Ramush Haradinaj (AAK), Fatmir Limaj (Nisma) dhe Behgjet Pacolli (AKR).

Kreu i AKR'së, Pacolli, pas nënshkrimit të marrëveshjes është shprehur i kënaqur me nënshkrimin e marrëveshjes, duke thënë se pret të kenë hapësirë për të punuar.

"Ne na presin shumë punë. Jam i bindur se do t'i tejkalojmë”, ka thënë Pacolli.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    fery04/09/2017 21:36

    Tani me , me firmosjrn e marreveshjen PAN AKR , u be e qarte edhe per nji qe s merre veshe fare nga politika , pse Isa Mustafa firmosi koalicion parazgjedhor me AKR dhe pse nuk e beri kete me LVV ...bravo , bravo ...fiskullture a ???

    fery04/09/2017 21:02

    Bexhet Pacollit i AKR , shifet se ka firmosur marreveshjen me Kadri Veselin e PAN por , nuk dihet se deputetet e AKR do ta ndjekin Pacollit pase dhe , nuke duhet se kure do te nise filli i krijimit te institucioneve te Kosoves ...?

    Kosta04/09/2017 19:39

    Pacolli ishte nje nga shembujte qe na krijonte shpresen se shqiptaret do te bejne rrugen drejte europes si nje nga shqiptaret qe ka jetuar dhe punuar shume ne perendim.....por me kete mashtrim qe u beri atyre qe e futen ne parlamente, tregoi se shqiptarert, pamvaresishte se si dhe ku jetojne, ata ngelen te pa bese, mosmirnjohes dhe lepires te puhtetit.....rrace e dhjere.....

    Shto koment

    Denonco