Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ Përçahet koalicioni LAA në Prishtinë, Pacolli bashkohet me Haradinaj

VIDEO/ Përçahet koalicioni LAA në Prishtinë, Pacolli bashkohet me Haradinaj

14:16, 04/09/2017
A+ Aa A-

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka konfirmuar zyrtarisht se marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës është prishur.

Pas një takimi të gjatë me Isa Mustafën, Pacolli ka konfirmuar se më nuk janë pjesë e koalicionit LAA. Kjo prishje e koalicioni AKR-LDK i hap rrugë krijimit të institucioneve qeverisëse në vend.

Behgjet Pacolli ka thënë se e respekton tejmase kryeministrin në largim Isa Mustafa.

“Kryeministri më i sinqertë që ka pas ndonjëherë Kosova është Isa Mustafa. Kemi punuar shumë me Mustafën dhe i kemi kryer të gjitha obligimet”, ka thënë Pacolli duke shtuar se nga sot rrugët e tyre janë ndarë.

“Deputetët e AKR-së do të formojnë një grup të vetëm parlamentar”, ka thënë Pacolli pas takimit me kryeministrit Mustafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lehgjet04/09/2017 20:39

Pacolli nje figure e shemtuar politike, nje pehlivan qe hidhet sa andej ketej per te marre nje post ministri, nje person pa shtylle kurrizore me karakter te manget; ky eshte pacolli i sotem

fery04/09/2017 17:05

Presidenti Rugova , Bexhet Pacollit se deshti as ne Kosove e jo te beje koalicion me te kurse , Isa Mustafa ate e morri ne koalicion dhe , nga nji subjekt pa gjasa reale te fitojne cenzusin e te hyje ne parlament , AKR se tij i jepe shansin te fitojne 4 deputet dhe te vije ne pozite per te kushtzuar. Andaj , per Pacollit Isa Mustafa eshte kryeministri me i sinqerta nga gjithe kryeministrat para ardhes te kosoves dhe, Ai kryeministrit me te sinqerte te Kosove , me kete sinqeritet ia kthen kete ndere re madhe qe isa Mustafa ia beri

Shto koment

Denonco