Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Vrasja misterioze e motrës së ‘mbretit të prostitucionit’ në Ballkan, çfarë ndodhi 19 vjet më parë

Vrasja misterioze e motrës së ‘mbretit të prostitucionit’ në Ballkan, çfarë ndodhi 19 vjet më parë

08:18, 04/09/2017
A+ Aa A-

I njohur si mbreti i prostitucionit në Ballkan, shqiptari Dilaver Bojku u vra tre javë më parë, në lokalin e tij në Strugë. Disa ditë më vonë u raportua se para se të shkrepte armën e drejtuar Bojkut, vrasësi i kishte thënë në gjuhën serbe: Tani je i pavlerë.

Mediat serbe shkruajnë se kjo vrasje është e lidhur edhe më një tjetër që kishte ndodhur gati 19 vjet më parë në Beograd. Në kryeqytetin serb ishte vrarë motra e Bojkut, Lija Ahmetoviç.

Vrasja kishte ndodhur në vitin 1998 kur ajo po kthehej nga puna. Punonte si pastruese në një institut.

Në atë kohë policia serbe kishte rënë në kontakt me Dilaver Bojkun për herë të parë, por ky vetëm kishte shkuar për të marrë trupin e pajetë të saj.

Fillimisht ishte dyshuar se ishte vetë familja që e kishte vrarë Lijën, për shkak se ajo ishte martuar pa pëlqimin e tyre me djalin e një ushtaraku të ushtrisë së Jugosllavisë.

Por, ky version nuk dukej i besueshëm për vet faktin që ajo tashmë kishte jetuar me vite dhe kishte fëmijë me të, dhe po të dëshironte familja e saj do ta bënte këtë veprim shumë kohë më herët.

Prandaj, dyshohet se vrasja e Lijës të ketë qenë “paralajmërimi i fundit” për Bojkun, një nga mënyrat si veprojnë klanet mafioze. Sidoqoftë vrasja e Lijës nuk është zbardhur as pas 19 vitesh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco