Behgjet Pacolli: Nuk ka marrëveshje me PAN-in

Behgjet Pacolli: Nuk ka marrëveshje me PAN-in

21:14, 03/09/2017
A+ Aa A-

Para pak minutash në Radio Televizionin e Kosovës u dha lajmi se është arritur marrëveshja në mes të koalicionit PAN dhe Aleancës Kosova e Re, për krijimin e qeverisë së re.

Por, këtë lajm e ka përgënjeshtruar lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

“Nuk ka marrëveshje, unë tani sapo u riktheva nga Zvicra”, ka thënë Behgjet Pacolli për Zeri.info

Së fundmi, akterë të koalicionit PAN kanë thënë se presin që brenda kësaj jave të krijojnë institucionet e reja, duke u mbështetur edhe përkrahjen e AKR-së, të cilën megjithatë duket se nuk do ta kenë ende.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco