Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

VIDEO/ Jabllanoviçi e thotë hapur: Serbia do të ndërhyjë dhe në zgjedhjet lokale të Kosovës!

VIDEO/ Jabllanoviçi e thotë hapur: Serbia do të ndërhyjë dhe në zgjedhjet lokale të Kosovës!

14:47, 02/09/2017
A+ Aa A-

Paralajmërohet se Serbia do të ndërhyjë në rezultatin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, në rezultatin e partive serbe konkretisht në rezultatin e Listës Serbe.

Këtë paralajmërim e ka bërë lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç, në një intervistë për arbresh.info, duke shtuar se  Serbia ka ndërhyrë edhe në rezultatin e Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare.

“Rreth 40 autobusë me njerëz me prejardhje nga Kosova, që nuk jetojnë në Kosovë dhe pa kurrfarë kontrolli dhe problemi kanë votuar nga disa here në Leshak, Leposaviç, Socanice, Zveçan, Zubin Potok e një pjesë e tyre kanë dalë në Bërnjak.”

Ai akuzon bashkësinë ndërkombëtare se nuk ka reaguar për këto parregullsi, duke pretenduar se janë vjedhur deri në 14 mijë vota.

“Thjesht OSBE në gjithë këtë i ka mbyllur sytë, Komisioni Zgjedhor i ka pranuar këto rezultate dhe ne kemi ardhur në situatën që të ardhmen tonë ta vendosë ajo pjesë e njerëzve që nuk jetojnë në Kosovë dhe ju mund ta merrni me mend se sa e rëndësishme mund të jetë për njerëzit që jetojnë në Kralevë apo  Kragujevc që kanë ikur nga Kosova para 30 viteve, se kush i përfaqëson,” deklaron Jabllanoviç.

Për shkak të kësaj pasigurie, thotë se e kanë vendosur të dalin vetëm me një listë në Leposaviç.

Sipas Jabllanoviçit, për tu kandiduar në të gjitha mjediset është e domosdoshme që bashkësia ndërkombëtare dhe qeveria në Prishtinë të mundësojnë një ambient demokratik.

“Në të cilin të kemi mundësi që pa frikë për sigurinë tonë dhe të familjeve dhe pronave tona, të merremi me politikë dhe t’i paraqesim mendimet që i kemi. Kjo në muajin qershor nuk ka qenë e mundur dhe me frikën se do të kemi skenar të njejtë në tetor, kemi vendosur që të paraqesim kandidtatin tonë për kryetar komune vetem në Leposaviç.”

Zgjedhje lokale në Kosovë mbahen me 22 tetor dhe në komunat me shumicë serbe janë dhjetëra parti politike që synojnë të qeverisin në nivel lokal. /arbresh.info/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco