Në 1-vjetorin e martësës, çifti nga Malisheva humb jetën në aksident në Gjermani

Në 1-vjetorin e martësës, çifti nga Malisheva humb jetën në aksident në Gjermani

12:20, 02/09/2017
A+ Aa A-

Të enjten në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident në Gjermani, ku kanë humbur jetë një çift nga fshati Damanek i Komunës së Malishevë.

Sipas mediave vendore bëhet fjalë për Labinot Hasan Kastratin (24-vjeç) dhe bashkëshorten e tij Elmedina Kastrati (23-vjeç).

“Malisheva.net” ka marr vesh se ata kanë jetuar në Gjermani dhe u aksidentuan në njëvjetorin e martesës së tyre, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, edhe mediat tjera vendore në Kosovë kanë dhënë lajmin tragjik për vdekjen e dy të rinjve nga Malisheva në aksidentin në Gjermani.

“Ju njoftojmë të gjithë miqtë dhe shokët, në një aksident tragjiku në Gjermani humbëm më të dashurit e familjes tonë, Labinot Kastrati dhe bashkëshortja e tij Elmedina Kastrati 24 vjeç”, ishte njoftimi i njërit prej familjarëve të çiftit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco