Thaçi e Vuçiç mund të takohen edhe në Nju Jork

Thaçi e Vuçiç mund të takohen edhe në Nju Jork

08:26, 01/09/2017
A+ Aa A-

Takimet e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiç në Bruksel nuk duan të thonë se dialogu ka kaluar në nivel presidentësh.

Korrespodenti i grupit Koha në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se “duhet pritur se si do të formohen institucionet dhe si do t’i qaset Kosova kësaj faze të dialogut”. Por, Palokaj ka shprehur bindjen se Thaçi e Vuçiç do të kenë ‘takime të shpeshta”.

“Ajo që është e qartë është se do të ketë takime më të shpeshta të Thaçit e Vuçiç”, ka thënë Palokaj.

Sipas tij, takimi i radhës mund të realizohet në Nju Jork, gjatë kohës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku do të jetë e pranishme edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme e siguri, Federica Mogherini.

“Në atë takim mund të angazhohet edhe ndonjë diplomat amerikan”, ka thënë ai.

Palokaj ka theksuar se Thaçi dhe Vuçiç e shohin krejtësisht ndryshe prej njëri-tjetrit atë që ata e quajnë “marrëveshje përfundimtare” mes Kosovës e Serbisë.

“Thaçi thotë se ‘kjo marrëveshje historike e dy shteteve që njohin njëra tjetrën, ndërsa Vuçiç e quan zgjidhje e problemeve”, ka theksuar Palokaj.

“Megjithatë shumë diplomatë në BE e thonë se para se të hyjë në BE Serbia de fakto duhet ta njohë Kosovën të pavarur”, ka shtuar ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco