Mogherini: Ballkani është Europë, kush mendon ndryshe gabon rëndë

Mogherini: Ballkani është Europë, kush mendon ndryshe gabon rëndë

19:21, 29/08/2017
A+ Aa A-

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, e ka cilësuar Ballkanin si Europë.

Ajo theksoi se të gjithë ata që i thonë Ballkanit se je në rrugën e duhur për në BE gabojnë rëndë, pasi Ballkani është pjesë e Europës.

“Ballkani nuk është oborri i pasëm i Europës, ai është Europë. Ata gabojnë rëndë kur thonë se jeni në rrugën drejt Europës”, kur rajoni në fakt është pjesë e saj. Kemi parë tensione në Ballkan, por në fund, partnerët tanë ballkanikë kanë qenë të aftë  ta konfirmojnë dëshirën dhe kapacitetin e tyre për të lëvizur drejt BE”, theksoi Mogherini.

Më 31 gusht Mogherini do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco