Gruaja e Ministrit dhunohet ditën e përvjetorit të martesës

Gruaja e Ministrit dhunohet ditën e përvjetorit të martesës

18:22, 28/08/2017
A+ Aa A-

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në qevrinë e Kosovës Blerand Stavileci dhe bashkëshortja e tij sot kishin për ta festuar përvjetorin e martesës së tyre.

Por planet e tyre për të festuar u prishën pasi bashkëshortja e Ministrit kosovar në detyrë dhe zëdhënësit të PDK-së Vitore Metaj-Stavileci u rrah sot në orën 14:00 nga persona të paidentifikuar, raportojnë mediat në Kosovë.

 Vitore Metaj Stavileci është dërguar në Qendrën Emergjente dhe për t’i qëndruar pranë ka shkuar edhe bashkëshorti i saj Blerand Stavileci.

 Policia po heton rastin dhe ka thënë se gruaja e ministrit është rrahur nga dy persona.

Partia Demokratike e Kosovës, gjatë një konference për media, bëri përgjegjës për sulmin aktivistë të Vetëvendosjes.

 “Sot në mesditë kriminalet e Vetëvendosjes kanë sulmuar dhe rrahur brutalisht bashkëshorten e Ministrit Bleranad Stavileci, zonja Vitore para se të jetë bashkëshorte e një politikani është nënë. Ajo pas lëndimeve të marra po trajtohet në QKUK”, tha Uran Ismajli, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

"Blerandi Stavileci ka shtuar Ismajli ka qenë një nga zërat më të theksuar për mospunën dhe keqpërdorimet e shumta në komunën e Prishtinës, nga zyrtarët më të larta të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pas sulmit fizik, Vitores i është thënë që t’i përcjell porosi të qarta Blerandit duke i thënë që të mos flet shumë dhe se të shohim a do të flet pas këtij veprim”, theksoi Ismajli.

PDK ka kërkuar nga organet e rendit që të kapin autorët e sulmit dhe vënien e tyre para drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco