Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Ivo Vajgl, për Ballkanin: Përçarja dëmton integrimin

Ivo Vajgl, për Ballkanin: Përçarja dëmton integrimin

18:22, 25/08/2017
A+ Aa A-

Tensionet politike në Ballkan mund të provohen tejet të dëmshme për rajonin dhe perspektivën e tij të zgjerimit.

Shqetësimin e ngre raportuesi i Maqedonisë në Parlamentin Europian, Ivo Vajgl, pak ditë nga incidenti që tronditi marrëdhëniet Beograd-Shkup.

Vajgl i bëri thirrje rajonit për unitet dhe për ta paraqitur veten si partner të besueshëm të BE-së.

“Në këtë moment, - u shpreh ai, - në shumë vende anëtare mund të shohim fare qartë rritjen e hezitimit, kur vjen fjala te procesi i zgjerimit të bllokut dhe konsolidimit të unionit të lëkundur ndjeshëm nga Brexit, kriza financiare dhe ngërçi i refugjatëve. Gjëja më pak produktive që mund të bëjnë shtetet kandidate është të përshkallëzojnë tensionet mes tyre, e t’i kthehen intolerancës tradicionale të mbështetur në baza historike apo pseudohistorike”, ishte komenti i tij referuar tërheqjes së të gjithë stafit të Ambasadës serbe në Shkup.

“Nëse rajoni dëshiron ta mbajë të gjallë e të mirëmbështetur perspektivën e zgjerimit, duhet ta paraqesë veten si homogjen, tërheqes si treg, por edhe si partner bindës për stabilitetin dhe sigurinë europiane”, është këshilla e Vajgl.

“Tensionet, keqkuptimet dhe rindezja e debateve të vjetra ndëretnike është e rrezikshme dhe e dëmshme për të gjitha vendet që përfshihen në to. Do të jetë e dobishme, që udhëheqësit e Ballkanit të jenë sa më të ndërgjegjshëm për këtë fakt”, përfundon ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco