Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Kadri Veseli dhe Albin Kurti e akuzojnë rëndë njeri - tjetrin në Kuvend

Kadri Veseli dhe Albin Kurti e akuzojnë rëndë njeri - tjetrin në Kuvend

14:11, 24/08/2017
A+ Aa A-

Kadri Veseli e Albin Kurti kanë pasur një përplasje të fortë në Kuvend. Ata kanë hedhur akuza të rënda në adresë të njëri­-tjetrit.

Deputeti Albin Kurti i është përgjigjur kreut të PDK­-së, Kadri Veseli, që ndër të tjera ka thënë se e kanë marrë në qafë Astrit Deharin.

“Unë një pyetje të thjeshtë e bëra, pse s’po matesh i thashë. Nuk po kuptoj pse gjithë ky mllef”, ka thënë Kurti. Ai ka thënë se Astrit Dehari ka vdekur në burg dhe se nuk do ta lënë pa e zbardhur rastin e tij: “E patë edhe vet se si e krahasoi flamurin kombëtar me atë të Serbisë”, ka thënë Kurti, sipas politiko.net.

E ka marrë fjalën sërish Veseli që ka thënë se Vetëvendosje do ta harrojë Astrit Deharin, ditën që do të futet në pushtet: “Ne nuk e kapëm drejtësinë kur na sulmuan fizikisht. E sulmuat këtu, në shtëpi e në rrugë kryeministrin,- ka thënë Veseli. - Çfarë të doni por e zeza e Kosovës do të mbeteni. Sherrin ka me ta pa Kosova, keni për ta kthyer Serbinë në Kosovë”, ka thënë më tej ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco