Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Njihuni me vajzën nga Serbia që flet shqip dhe ka idhull reperin 2Po2

Njihuni me vajzën nga Serbia që flet shqip dhe ka idhull reperin 2Po2

18:19, 16/08/2017
A+ Aa A-

Këto ditë në Universitetin e Prishtinës, po i zhvillon punimet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Aty po marrin pjesë studius të shqipes nga vende të ndryshme, duke përfshirë edhe vendin fqinj Serbinë.

Një prej tyre, është edhe 25 vjeçarja Danica Avramovic, e cila para tri viteve fliste shumë pak shqip, ndërsa sot ajo komunikon lirshëm në këtë gjuhë, dhe dëgjon muzikë shqipe.

“Që nga viti 2014, kur ajo fliste shumë pak shqip, i ka ndjekur kurset e gjuhës shqipe në kuadër të Seminarit. Atëherë ishte në fillim të studimeve të Albanologjisë, ndërkaq sot mban titullin Master në këtë degë. Kur së pari erdhi në Kosovë nga Jogodina, Serbi – vendlindja e saj – nuk kishte pasur shoqëri me ndonjë shqiptar. Por, kur erdhi këtu u befasua për të mirë me mikpritjen që i bënë dhe tani ka shumë miq nga Kosova”, thuhet në profilin e saj që i është publikuar në faqen në Facebook të Seminarit.

Sudentja serbe e albanologjisë, kishte arritur të mësonte goxha mirë shqipen standarde, por atë po e tërhiqte dialekti gegë, ngase i dukej më melodik.

“Danica kishte vendosur të vijë në Seminar pasi kishte mundësi të kufizuara që të komunikonte me dikë shqip në Serbi, aq më pak në dialektin gegë. Meqë mësimet në universitet i merrte në shqipen standarde, dialekti gegë ishte i pamundur për t’u mësuar. Por, qe pikërisht ky dialekt që e tërhiqte atë pasi i dukej më melodik, më interesant, më i lehtë e më ekonomik. Ajo edhe sot flet me miqtë e saj shqip rreth ca gjërave pasi e ka përshtypjen që ca gjëra tingëllojnë më mirë në shqip”.

Ajo tani ka edhe artistë shqiptarë në listën e preferencave të saj. Njëri prej tyre, është grupi i repit ‘2po2’.

“Danica vjen pothuajse çdo vit në seminar kryesisht për ta përmirësuar shqipen, por edhe për ta pasur mundësinë që brenda ditës t’i dëgjojë të gjitha gjuhët e botës. Shoqja e saj e dhomës po mëson greqisht gjatë kësaj vere së bashku me një seminarist nga Greqia, përderisa Danica kap ndonjë fjalë greke aty-këtu. Nga shqipja në greqisht e deri në japonisht, ajo ka mundësi të mësojë edhe ndonjë fjalë nga këto gjuhë sa është në seminar”.

“Kënga e reperit kosovar, 2po2, “Thuj mirëdita djalit t’keq” është e preferuara e Danicës, pasi ajo e dëgjon vazhdimisht muzikën rep të Kosovës. Po ashtu, si shumë kosovarë edhe ajo e këqyr serialin “O sa mirë”. Krejt këto e ndihmojnë shqipen e saj. Danica na ka premtuar se herëve të ardhshme do të vijë edhe me kumtesa në Seminar, pasi gjuha shqipe po bëhet gjithnjë e më e lehtë për të”.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco